Policia Financiare e Maqedonisë dorëzon kallëzim penal ndaj një të punësuari në një klinikë private

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria e Policisë Financiare informon se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike-Shkup, kundër një personi fizik në cilësinë e personit përgjegjës në subjektin juridik, “Institucion privat të shëndetit – Spital i specializuar për gjinekologji, akusheri dhe ortopedi Sante Plus GRUP-Shkup”, si dhe ndaj subjektit juridik.

Nga Prokuroria thonë se kallëzimi është ngritur për shkak të dyshimeve për fshehje të tatimit.

I akuzuari i parë në periudhën prej vitit 2016 deri në 2018, me qëllim të fitimit për vete dhe Institucionin shëndetësor, në disa raste ka kryer pagesa në të holla “në dorë” në vlerë prej 35.097.304 denar për paga dhe kontribute/ bonuse të pagave më shumë personave fizik të cilët kanë qenë të angazhuar për nevojat e Institucionit shëndetësor në fjalë, pa mos i evidentuar në evidencën e kontabilitetit të Institucionit shëndetësor Sante Plus GRUP-Shkup dhe pa mos llogaritur më parë pagat dhe kontributet për sigurim obligativ pensional dhe invalidor…si dhe tatimin personal, me çka i është shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 11.609.349 denarë.

 

Advertisement

Policia Financiare e Maqedonisë dorëzon kallëzim penal ndaj një të punësuari në një klinikë private shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy