Policia Financiare: Kontroll ka pasur, por qëllimi ka qenë babai i deputetit të OBRM-PDUKM-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria e Policisë Financiare sot në mëngjes ka kryer kontroll në shtëpinë e prindërve të deputetit të OBRM-PDUKM-së nga Struga, Jovan Jaulleski.

Ky i fundit në rrjetet sociale, tha se kontrolli është kryer për të bërë presion para votimit të sotëm të mosbesimit të Qeverisë së Zoran Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Por nga Policia Financiare thonë se qëllim i kontrollit nuk ka qenë deputeti, por babai i tij.

“Kontroll është kryer, por qëllimi nuk ka qenë deputeti, por babai i tij. Në momentin kur kemi hyrë ne as që e kemi ditur se janë në lidhje familjare. Babai i tij është udhëheqës i sektorit për shpallje publike në EVN dhe ai është pjesë e një rasti të madh, në të cilin jemi duke punuar”, tha drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi.

Advertisement

Ai shtoi se kontrollet janë kryer në Shkup, ndërsa pasuria sipas dokumentacionit, është në emrin e babait të deputetit.

Policia Financiare njoftoi se gjatë ditës së sotme do ta njoftojë opinionin në tërësi për këtë rast./Telegrafi/

Policia Financiare: Kontroll ka pasur, por qëllimi ka qenë babai i deputetit të OBRM-PDUKM-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy