Policia Financiare kontroll në Komunën e Tetovës, Kasami e quan presion politik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia Financiare ka realizuar kontrolle në Komunën e Tetovës, për disa lëndë të ish-kryetarit të Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti. Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami tha se është presion politik, pasi që siç thotë, Policia Financiare nuk ka pasur kohë që t’i procedojë këto lëndë derisa në krye të Komunës së Tetovës ka qenë Teuta Arifi.

“Sot para se të vij këtu më vizitoi Policia Finaciare me pretekst të kontrollimit të disa lëndëve të ish kryetarit të Tetovës, Sadi Bexheti të para 8 viteve. Pra nuk kanë pasur kohë brenda 8 viteve deri sa ka qenë Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës që t’i procedojnë këto lëndë.

Në momentin kur Bilall Kasami vjen në krye të Tetovës edhe me gjithë problemet tjera që m’i kanë lënë trashëgimi sot më viziton edhe Policia Finaciare dhe unë vlerësoj se është presion politik”, deklaroi Bilall Kasami – kryetar i Komunës së Tetovës.

 

Advertisement

Policia Financiare kontroll në Komunën e Tetovës, Kasami e quan presion politik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy