Policia në Shkup gjobiti 51 shoferë, 21 për vozitje pa patentë shoferi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (14.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 241 gjoba, nga të cilat 51 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 21 gjoba për vozitje pa patentë shofer, nëntë sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

“Shtatë gjoba janë vendosur për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 19 gjoba për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë gjoba për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, katër sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), tetë gjoba për rirregullim të paligjshëm të automjeteve”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

The post Policia në Shkup gjobiti 51 shoferë, 21 për vozitje pa patentë shoferi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy