Anëtarësimi në BE është synim strategjik i shtetit, prioritet kryesor i gjeneratave të qytetarëve të Maqedonisë dhe prej andej është obligim i të gjitha subjekteve politike që ta realizojnë atë synim kombëtar dhe strategjik, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.
“Pranimi i amendamenteve kushtetuese nga OBRM-PDUKM dhe pjesëmarrja në një Qeveri të gjerë për integrime evropiane krijon një mundësi të re.
Tani, bazuar në rrethanat e reja në skenën politike, dialogu duhet të vazhdojë dhe të shfrytëzohet mundësia për të realizuar një qëllim tjetër strategjik – anëtarësimin në BE.
LSDM, si parti e përgjegjshme, shtet formuese, edhe një herë dëshmoi kapacitetin e saj shtetëror dhe edhe një herë konfirmoi se e ardhmja e qytetarëve dhe interesi i shtetit janë në vend të parë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
The post Pranimi i amendamenteve kushtetuese nga OBRM-PDUKM është baza për vazhdimin e dialogut appeared first on Telegrafi.