Prej 1.536 rasteve aktive me coronavirus, 944 janë në Shkupi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prej 1.536 rasteve aktive me coronavirus, 944 janë në Shkupi

Shkupi vazhdon të jetë qyteti me më së shumti të infektuar me coroanvirus.

Momentalisht Shkupi ka 944 raste, prej të cilëve vetëm sot sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, u regjistruar 89, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga komunat e Shkupit, Çairi është në krye të listës me 195 raste aktive, ndërsa më pas vinë Butelli me 72 raste aktive, Komuna Qendër me 71, Aerodromi me 68, Gazi Baba 66, Karposhi 64 dhe Saraj me 58 raste aktive.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, rastet tjera janë në Kisella vodë 39, Gjorçe Petrov 26, Studeniçan 24, Haraçinë 24, Shuto Orizare 21, Ilinden 19, Petrove 6, Çuçer Sandovë 3, Sopishte 2 dhe ka dy shtetas të huaj.

Advertisement
Lexo po ashtu:

Shtatë vdekje dhe 125 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Numri i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë është 3.364. Numri i të shëruarave është 1.664, kurse numri i të vdekurve është 164./Telegrafi/

Advertisement

Prej 1.536 rasteve aktive me coronavirus, 944 janë në Shkupi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy