Presidenti i Maqedonisë ndau çmimet “Të rinjtë e suksesshëm”, shqiptari Qëndrim Rijani mirënjohje për arritjet në kulturë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti i Maqedonisë ndau çmimet “Të rinjtë e suksesshëm”, shqiptari Qëndrim Rijani mirënjohje për arritjet në kulturë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka ndarë sot mirënjohjet për të “Të rinj të suksesshëm” për vitin 2022.

Me një ceremoni në kabinetin e tij, Stevo Pendarovski mirënjohjet i ka ndarë si nxitje ndaj të rinjve në kërkimet e tyre shkencore dhe kulturore.

Ajo çfarë tërheq vëmendjen se regjisori Qëndrim Rijani, është i vetmi shqiptar që ka marrë mirënjohje nga presidenti për arritjet e tij në kulturë.

Qëndrim Rijani duke pranuar çmimin nga presidenti Stevo Pendarovski

Në fjalimin e tij, presidenti i shtetit deklaroi se të lartëvlerësuarit duhet të jenë model, në bazë të së cilit gjeneratat e reja do të sillen dhe krijojnë vlera.

Advertisement

“Shembulli i tyre për përkushtim dhe angazhim të kohës së tyre dhe mundit të tyre në vete, si rrugë e vetme drejt suksesit, duhet të jetë shembull edhe për qytetarët tanë më të moshuar. E thash dhe do ta përsëris, është e domosdoshme që t’i mbështesim të rinjtë dhe në mënyrë adekuate t’i vlerësojmë arritjet e tyre. Në këtë kontekst, besoj se mirënjohja “Të rinj të suksesshëm” jep kontributin e tij dhe e përmbush misionin dhe qëllimin e tij”, tha mes tjerash Pendarovski.

Presidenti i Maqedonisë ndau çmimet “Të rinjtë e suksesshëm”, shqiptari Qëndrim Rijani mirënjohje për arritjet në kulturë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy