Price për ndalimin e fluturimit të Lavrov: Vendim sovran i Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bullgarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duke komentuar dënimin dhe kërcënimet ruse pas anulimit të vizitës së Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov në Beograd, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut “si shtete sovrane kanë marrë vendime sovrane për hapësirën e tyre ajrore, gjë që pasqyron vendosmërinë e Evropës për të mbajtur Rusinë si përgjegjëse për invazionin e saj të padrejtë ndaj Ukrainës, e cila është e pajustifikuar”.

“Këto ishin vendime sovrane për hapësirën ajrore të këtyre tre shteteve sovrane, të cilat pasqyrojnë vendosmërinë e Evropës për të kërkuar llogari Rusisë për pushtimin e pajustifikuar të Ukrainës, gjë që nuk ka asnjë arsye.

Ne i bëjmë thirrje Serbisë të përqendrohet në qëllimin e saj për anëtarësimin në BE, duke përfshirë harmonizimin e politikave të saj të jashtme dhe të sigurisë me pjesën tjetër të Evropës”, tha Price përcjell “Zëri i Amerikës”.

Ai thotë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje vazhdimisht Serbisë që të ndërmarrë hapa drejt përparimit në rrugën evropiane, duke përfshirë diversifikimin e burimeve të saj të energjisë, reduktimin e varësisë së saj energjetike nga Federata Ruse dhe përafrimin e politikës së saj të jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian.

Advertisement

“Ne ende duam të jemi partner i Serbisë dhe ta ndihmojmë atë në përpjekjet e saj për të forcuar sigurinë energjetike në planin afatgjatë,” tha Price.

I pyetur se si Shtetet e Bashkuara dhe NATO do të mbronin tre vendet që mbyllën hapësirën e tyre ajrore nga kërcënimet ruse, Price tha:

“Të tre vendet janë anëtarë të NATO-s dhe angazhimi i nenit 5 ndaj të treve është i detyrueshëm. Dje shënuam përvjetorin e pestë të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe dy vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në mars”, tha Price./Telegrafi/

Price për ndalimin e fluturimit të Lavrov: Vendim sovran i Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bullgarisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy