Stoltenberg: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi është dëshmi se dyert e NATO-s janë të hapura

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Para fillimi të Samitit të NATO-s, sekretari i Përgjithshëm Jens Stroltenberg foli për tema kyçe që do të jenë në tavolinën e liderëve të vendeve anëtare dhe përsërit se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Aleancën, raporton AIM nga Brukseli.

Për herë të parë në Samit si anëtare e plotë e Aleancës po merr pjesë edhe Maqedonia e Veriut.

“Kemi shtete të reja anëtare nga ai rajon në vitet e fundit, duke provuar kështu që dera e NATO-s është e hapur, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë shtete të reja anëtare, por ne gjithashtu kemi partnerë në vendet e tjera të rajonit dhe ende kemi KFOR në Kosovë, jemi të pranishëm dhe vazhdojmë të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit”, tha Stoltenberg./Telegrafi/

Stoltenberg: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi është dëshmi se dyert e NATO-s janë të hapura shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy