Problemi me mbeturinat në Shkup, Arsovska: Qyteti funksionon, punon njëjtë si vitet paraprake

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbeturina gjithandej, kontejnerët përplot dhe të pa pastruar. Këto pamje janë bërë përditshmëri në qytetin e Shkupit.

Por kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska nuk pajtohet me vërejtjet. Thotë se gjithçka është njëjtë si në vitet e mëparshme.

“Qyteti i Shkupit funksionon, përkatësisht NP “Ndërmarrja publike – Higjiena Komunale” punon në mënyrë identike, njëjtë siç ka punuar edhe në gjithë vitet paraprake…d.m.th. çdo ditë në këto ditë të javës, kur të njëjtët, normalisht, duhet të dalin në terren dhe ta përfundojnë të punën”, u shpreh Danella Arsovska – kryetare e Qytetit të Shkupit.

Ajo problemin nuk e sheh në funksionimin e NP Higjienë komunale. Sipas saj, në vitet e fundit në mënyrë drastike është rritur vëllimi i mbeturinave rreth dhe në kontejnerë.

Advertisement

“Ndodh të kemi situata ku një ndërmarrje komunale ose subjekte private që mbledhin këto mbeturina nga amvisëritë, ose nga subjektet juridike, nuk i hedhin ato në Drisla, si e vetmja deponi sanitare në Maqedoni. Dhe tani, për shkak se kemi sanksione vërtet të rrepta, arrijmë të zbulojmë të gjitha ato deponi ku ata përpiqen t’i hedhin dhe atje pasojnë përgjegjësi penale, ata zbulojnë se gjatë orëve mes kontrolleve, ata bëjnë të njëjtën gjë si hedhja në kontejnerë, ose më konkretisht pranë kontejnerëve”, shtoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska./TV21/

The post Problemi me mbeturinat në Shkup, Arsovska: Qyteti funksionon, punon njëjtë si vitet paraprake appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy