Procedurë parahetimore për Ramiz Merkon për blerjen e makinave luksoze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar ka hapur procedurë parahetimore për kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, për blerjen e katër automobilave zyrtarë mes të cilave edhe automobilin e tij Audi A6.

Vlera e përgjithshme e automobilave të blerë është 114 mijë euro, ndërsa vetëm Audi A6 kushton 66 mijë euro.

Këto automobila janë blerë në vitin 2018, kur komuna kishte borxhe të pashlyera prej rreth 4 milionë euro.

Lënda është ngritur nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit i cili kërkon përgjegjësi penale nga kryetari i Strugës për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Advertisement

Nga Prokuroria thonë se prokurori kompetent po ndërmerr veprime për zbardhjen e rastit.

Procedurë parahetimore për Ramiz Merkon për blerjen e makinave luksoze shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy