Procesi i skriningut po ec sipas planit për RMV-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Procesi i skriningut po ec sipas planit por vendi akoma nuk ka pranuar asnjë raport nga KE-ja për klasterët ku kanë përfunduar të dy fazat e skriningut, edhe pse sipas njoftimeve të mëhershme nga Sekretariati për Eurointegrime, për klasterin 1 dhe 2 raport duhej të kishim marrë në fund të muajit prill. Për TMV2, nga ky dikaster thonë se raportet do t’i pranojmë brenda një muaji, si ne ashtu edhe Shqipëria. Megjithatë, kohën e shqyrtimit të raporteve përfundimsiht e cakton BE-ja, thonë ata.

Raportet do të jenë shumë të detajuara ndërkaq do të ndihmojnë në përpilimin e udhërrëfyesve për të vazhduar me reformat, njoftojnë nga Sekretariati për eurointegrime.

“Insistojmë që raportet t’i pranojmë në afat sa më të shpejtë sepse do të na ndihmojnë në përpilimin e udhërrëfyesve. Sipas institucioneve të BE-së, raportet janë në fazën e përpunimim edhe për ne edhe për Shqipërinë. Ato do të publikohen bashkërisht për klasterët 1 dhe 2 dhe do të dorëzohen së bashku. Raportet do të jenë voluminoze, me shumë detaje dhe me qasje më thelbësore nga ato që i kemi marrë në raportet për progresin. Mariçiq pret të jenë të gatshme në periudhën e ardhshme jo më gjatë se një muaj”, thonë nga Sekretariati për Eurointegrime, përcjell PRESSonline.al

Qytetarët e anketuar janë në rrjedhja me procesit e skriningut dhe e shohin si çështje teknike që do të realizohe pa pengesa.

Advertisement

Procesi i skriningut po ec sipas planit për RMV-në shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy