Prodanovska: Inspektorët janë penguar që të kryejnë kontroll, nga objekti ka dalë një politikan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Udhëheqësja e Departamentit të Inspektimit, njësia e Shkupit, Meri Proja Prodanovska, sonte në një konferencë për shtyp tha se kishte probleme me kontrollin e një objekti në rrugën “Boemska”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Punonjësit nuk e hapën derën, ndërsa inspektorët hynë në objekt pas dy orësh e gjysmë. Prodanovska thotë se atje u gjet një politikan, përkatësisht kryetar i një partie politike. Kjo ndodhi pas orës 18:00.

“Një apel për të gjithë qytetarët, për të gjithë politikanët, që të jenë të vetëdijshëm se situata është dramatike. Para së gjithash duhet të jetë ndërgjegjësimi publik “, tha Proja Prodanovska.

Objekti i hotelerisë do të marrë kallëzime penale, e ndjekur nga akuzat për pengimin e inspektimeve.

Advertisement

“Kjo është hera e parë që hasim në një rezistencë të tillë”, tha Proja Prodanovska./Telegrafi/

Prodanovska: Inspektorët janë penguar që të kryejnë kontroll, nga objekti ka dalë një politikan shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy