Prokuroria ka hapur hetim kundër një 43-vjeçarit nga Demir Hisari, dyshohet për tregti me lëndë narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike Manastir ka filluar procedurë hetimore ndaj një personi për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

“I dyshuari, 43 vjeç, banues në fshatin Vardino, Komuna Demir Hisarit, ka mbjellë 32 bimë kanabis në oborrin pas shtëpisë së tij, të cilave i ka zbatuar sistemin e ujitjes me pika. Bimët u zbuluan nga policia të cilët kryen kontroll më 26 gusht”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Gjyqtari e pranoi propozimin dhe i caktoi të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë për të përsëritur veprën apo tentativës për të mbuluar gjurmët e tij dhe për të ndikuar te dëshmitarët./Telegrafi/

Prokuroria ka hapur hetim kundër një 43-vjeçarit nga Demir Hisari, dyshohet për tregti me lëndë narkotike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy