minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Prokuroria ka nisur procedurë për dhunën ndaj gazetarëve të Alsatit - Struga.info


Prokuroria ka nisur procedurë për dhunën ndaj gazetarëve të Alsatit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër personit i cili dyshohet se ka kryer vepër penale “Dhunë” nga neni 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Prokuroria informon se “më 21 gusht, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, i dyshuari 53-vjeçar fillimisht ka bërë kërcënime dhe ofendime, e më pas ka sulmuar fizikisht ekipin gazetaresk të Televizionit Alsat-M.

“Ai ka goditur kameramanin me grushte në kokë dhe në trup, duke shkaktuar ankth dhe frikë tek dy gazetarët. Për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, sipas urdhërit të prokurorit publik janë siguruar pamjet video-përgjime nga objektet përreth”, thonë nga Prokuroria.

“Prokurori publike do t’i dorëzojë gjyqtarit të procedurës paraprake propozimin për caktimin e masave të sigurimit – konfiskimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit të të dyshuarit, si dhe ndalimin e kontakteve me dëshmitarët dhe të dëmtuarin”, thonë nga Prokuroria.

Advertisement

The post Prokuroria ka nisur procedurë për dhunën ndaj gazetarëve të Alsatit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy