Prokuroria ka nisur procedurën kundër dy vëllezërve që kanë kërcënuar kryetarin e Komunës së Haraçinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër dy vëllezërve për rrezikim të sigurisë së kryetarit të Komunës së Haraçinës.

“Të dyshuarit e moshës 42 dhe 35 vjeçare në disa raste e kanë kërcënuar kryetarin e Komunës së Haraçinës, duke i shkaktuar pasiguri, ankth dhe frikë. Pas denoncimit të tyre, ata kanë vazhduar me kërcënime serioze përmes mesazheve në Viber se do të sulmojnë jetën dhe trupin e tij”, njoftoi sot Prokuroria Publike.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masave të sigurimit ndalim të largimit nga vendbanimi, konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit apo të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, detyrim për paraqitje te organi kompetent, ndalim për hyrje në selinë e komunës së Haraçinës, si dhe ndalim për afrim dhe kontakt me kryetarin e lënduar.

Prokuroria ka nisur procedurën kundër dy vëllezërve që kanë kërcënuar kryetarin e Komunës së Haraçinës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy