Prokuroria kërkon zëvendësimin e masës “paraburgim” me “arrest shtëpiak” për ish ministrin e Ekonomisë dhe sekretarin e shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Shtetërore Publike njoftoi sot pasdite se në Gjykatën Themelore në Koçan është paraqitur një propozim, me të cilin kërkohet që ish ministrit dhe sekretarit shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë t’i zëvendësohet masa e “paraburgimit” me “arrest shtëpiak” në lidhje me tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan.

Nga Prokuroria nuk specifikojnë se për cilin ish ministër të Ekonomisë dhe ish sekretar të shtetit bëhet fjalë.

“Në përputhje me fazën e procedurës dhe provat që tashmë janë siguruar, prokuroria i dorëzoi Gjykatës Themelore në Koçan një propozim për zëvendësimin e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë me masë arresti shtëpiak për dy të dyshuar – një ish ministër dhe një ish sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa për 18 persona është propozuar vazhdim i masave të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak të përcaktuara më parë. Gjykata do të vendosë mbi propozimet e prokurorisë”, thuhet në kumtesë.

Prokuroria informoi se po përfundojnë pyetjet e dëshmitarëve okularë të ngjarjes dhe se po punohet intensivisht për disa raporte ekspertize.

Advertisement

“Marrja në pyetje e të dyshuarve dhe personave të tjerë kryhet pa devijime dhe në përputhje me dinamikën e përcaktuar. Po punohet intensivisht mbi disa raporte ekspertësh dhe të dhënat nga analizat e pajisjeve elektronike të sekuestruara po krahasohen”, citojnë nga Prokuroria Shtetërore Publike.

The post Prokuroria kërkon zëvendësimin e masës “paraburgim” me “arrest shtëpiak” për ish ministrin e Ekonomisë dhe sekretarin e shtetit appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy