minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Prokuroria propozon që tre nga të arrestuarit për zjarrin në Koçan të kalojnë në arrest shtëpiak - Struga.info


Prokuroria propozon që tre nga të arrestuarit për zjarrin në Koçan të kalojnë në arrest shtëpiak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike në Koçan sot ka dorëzuar propozime në Gjykatën Themelore në Koçan për vazhdimin e masave të sigurisë paraburgim dhe arrest shtëpiak për të gjithë të dyshuarit në hetimin e zjarrit në “diskotekën” e Koçanit.

Vetëm për tre nga të dyshuarit, për shkak të fazës së mbledhjes së provave dhe plotësimit të kërkesave ligjore, propozohet zëvendësimi i masës së paraburgimit me arrest shtëpiak.

Bëhet fjalë për dy të dyshuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe një pjesëtar i sigurimit të diskotekës.

Njëkohësisht vijojnë veprimet hetimore në disa drejtime dhe në disa institucione me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë së mundshme.

Advertisement

Prokuroria njofton se publiku do të njoftohet me kohë pasi të merret vendimi përkatës i prokurorit publik./Telegrafi/

The post Prokuroria propozon që tre nga të arrestuarit për zjarrin në Koçan të kalojnë në arrest shtëpiak appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy