Prokuroria ndryshoi aktakuzën në rastin “Talir”, vjetërsohet një nga veprat e Mile Janakieskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurorja Lençe Ristoska, në seancën e sotme për rastin e financimit të kundërligjshëm të OBRM-PDUKM-së “Talir”, në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, bëri ndryshimin e aktakuzës për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilat vjetërsohet vepra penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” e Mile Janakieskit.

Siç informoi gjyqtari Osman Shabani, gjykata do të vendosë për parashkrimin e lëndës penale për të akuzuarin Mile Janakieski në seancën e radhës të caktuar për 11 dhjetor dhe më pas do të vazhdojë me shqyrtimin kryesor në pajtim me dispozitat e Ligjit për Procedura Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë rast, Janakieski akuzohet edhe për “larje të parave dhe të hyrave tjera nga vepra penale”.

Aktakuza për financimin e paligjshëm të OBRM-PDUKM-së akuzon edhe ish-liderin e partisë dhe kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe për “pastrim të parave dhe produkteve të tjera të veprës penale”. Për të njëjtat dy krime dyshohet edhe ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski.

Advertisement

“Sipas ndryshimeve të Kodit Penal, për Nikolla Gruevskin dhe Kiril Bozhinovskin për pikën 1 të aktakuzës, propozojmë vazhdimin e procedurës për veprën penale nga neni 353, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 4 Kodit Penal”, tha prokurorja.

Në të njëjtin proces gjyqësor, Ilija Dimovski dhe Leko Ristoski janë akuzuar për “pastrim të parave dhe të hyrave tjera”, ndërsa për këtë vepër është akuzuar edhe Elizabeta Çingarovska, e cila e ka pranuar fajësinë.

Partia OBRM-PDUKM, si person juridik, akuzohet edhe për “pastrim të parave dhe të hyrave të tjera”./Telegrafi/

Prokuroria ndryshoi aktakuzën në rastin “Talir”, vjetërsohet një nga veprat e Mile Janakieskit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy