Prokuroria: Vrasja e mjekut në Shkup ende nuk është zbardhur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. ministri i MPB-së, Mitko Bojmacaliev sot deklaroi se mjeku Aco Trpovski nuk është është vrarë në automjetin e tij por është vranrë në një vend tjetër.

Nga Prokuroria thonë se nuk mund ta konfirmojnë deklaratën e zv. ministrit dhe theksojnë se nuk mund të japin detaje.

Në pyetjen se nëse deklarata e Bojmacalievit del nga autopsia, nga Prokuroria thonë se institucionet në këtë fazë duhet të përmbahen në shpërndarja e informacioneve.

“Dhënien e detajeve në këtë rast e ka MPB, ndërsa Prokuroria Publike i ka dhënë të gjitha urdhërat dhe udhëzimet për zbulimin e kryerësve të veprës dhe zbardhjen e plotë të rastit. Me atë se MPB ende nuk e ka identifikuar kryersin e veprës penale, Prokuroria nuk është në mundësi që të jap detaje dhe ta dëmtojë procedurën. U bëjmë thirrje të gjithë insitucioneve që në këtë fazë të përmbahen nga shpërndarja e informacioneve”, thonë nga Prokuroria për “Fokus”.

Advertisement

Para dy javëve mjeku Aco Trpovski është gjetur i vdekur para Poliklinikës “Zhelezara”./Telegrafi/

Prokuroria: Vrasja e mjekut në Shkup ende nuk është zbardhur shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy