Protestojnë ukrainasit e Maqedonisë: Lavrov përfaqëson shtetin terrorist

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata e Ukrainasve nga Maqedonia “Lesja Ukrainka” shpreh revoltë në lidhje me paralajmërimin e vizitës së ministrit rus për punë të jashtme, Sergej Lavrov, ku planifikohet që të marrë pjesë në takimin e Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Europë (OSBE). Thonë se pa marrë parasysh se pushteti maqedonas thotë se nuk është vizitë dypalëshe dhe se Lavrov vjen në samitin e OSBE-së, megjithatë nga kjo shoqatë thonë se revolta e tyre është e madhe për shkak se Lavrov përfaqëson institucionin e, siç thonë, një shteti terrorist.

“Vlerësojmë se në çfarëdo cilësie që të vijë shefi i diplomacisë ruse, më e rëndësishme është ajo që ai udhëheq institucionin e një shteti terrorist i cili gati dy vjet çdo ditë shkatërron vendbanime të qeta dhe kryen gjenocid ndaj popullit ukrainas. Tek ne ka shkaktuar revoltë ardhja e tij në Maqedoni, ku do të përshëndetet me duart e tija që i ka të zhytura deri në bërryl me gjakun e mijëra ukrainasve të pafajshëm.”- deklaroi Oleksandër Urbanoviç, “Lesja Ukrainka”.

Protestojnë ukrainasit e Maqedonisë: Lavrov përfaqëson shtetin terrorist shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy