Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.01% në raport me vendimin e datës 18.3.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 den/litër.

Nga mesnata EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 79.00 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS – 98 do të shitet 81.00 denarë.

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 77.00 denarë.

Advertisement

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 73.50./Telegrafi/

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy