Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator për Energjetik solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,27% në raport me vendimin e datës 26.6.2023.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,022 den/kg dhe do të jetë 41,029 den/kg.

Advertisement

Nga data 4.7.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 80,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 82,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 70,00 (denarë/litër)

Advertisement

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 69,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 41,029 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy