Që nga fillimi i epidemisë në Dibër janë kryer mbi 1.200 teste

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Dibër që nga fillimi i epidemisë deri tani janë bërë më shumë se 1.200 testime.

Kjo do të thotë se në periudhën gjashtë mujore janë bërë minimum shtatë testime në ditë. Epidemologu thotë se mbi 500 testime janë bërë në fazën e dytë, përkatësisht nga 5 qershori.

“Nga testimet e bërë, deri dje, pozitiv kanë rezultuar 242 persona, prej të cilëve 191 janë në fazën e dytë. Ajo që dua të theksoj është se fakti krahasuar me fazën e parë, në fazën e dytë mosha e të infektuarve është më e vogël, për shkak se në mesin e të infektuarve kishim të infektuar prej moshës 20 vjeçari deri në moshë 35 vjet, si dhe foshnja prej tre, gjashtë dhe 12 muajshe”, tha Melja.

Ai tha se karakteristikë tjetër është se të infektuar ka nga të gjitha vendbanimit ndërsa në fazën e parë nga 51 të infektuar vetëm dy ishin nga Zhipa ndërsa të tjerët në Dibër./Telegrafi/

Advertisement

Që nga fillimi i epidemisë në Dibër janë kryer mbi 1.200 teste shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy