Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në Maqedoni kanë hyrë 1.924 shtetas të Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Që nga pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës deri tani, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Maqedoni kanë hyrë 1.924 shtetas të Ukrainës, ndërsa 1.365 prej tyre kanë dalë nga vendi.

Siç deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski, nuk ka persona që kanë kruar statusin e emigrantit dhe të gjithë që vijnë ndodhen ose te familjarët e tyre ose te miqtë.

“Maqedonia nuk është rruga e emigrantëve nga Ukrainë siç ishte viteve më herët kur kishte krizë emigrantësh nga lufta në Siri. Pavarësisht kësaj, qeveria ndërmerr masa konkrete dhe caktoi MPPS-në, Ministrinë e Shëndetësisë, MPJ-në dhe MPB-në të ndërmarrin masa për pranim eventual të emigrantëve dhe akomodim të tyre”, u shpreh Arsovski.

Ai theksoi se Ministria e Financave u caktua të ndajë 120 milionë denarë për akomodim në hotel dhe shërbime tjera për shtetasit e Ukrainës që do të ndodhen në Ukrainë./Telegrafi/

Advertisement

The post Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në Maqedoni kanë hyrë 1.924 shtetas të Ukrainës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy