Qeveria dhe opozita do të diskutojnë për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një epilog i tillë është i mundur përmes ndryshimeve ligjore që do të kalonin në Kuvend dhe ministri thotë se kjo do të ndodhë nëse arrihet një konsensus me të gjitha partitë parlamentare. Pas zhvillimeve të diskutueshme në Këshillin Gjyqësor, qeveria dhe opozita do të diskutojnë këto ditë për shpërndarjen e plotë të këtij organi.

Këtë e bëri të ditur ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, si një nga zgjidhjet e mundshme pas ngjarjeve shqetësuese të periudhës së fundit.

“Ajo që ndodhi në Këshillin Gjyqësor na shqetëson të gjithëve dhe e dënojmë. Pres një rikthim në normalitet. Një nga zgjidhjet e mundshme, për të cilën po diskutoj si me partitë politike ashtu edhe me qeverinë, është ndërprerja e mandatit të përbërjes aktuale të këtij organi me dispozita ligjore kalimtare”, tha ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.

Më shumë informacion, shton Lloga, do të ketë në ditët në vijim pas diskutimeve me opozitën në Kuvend./Telegrafi/

Advertisement

Qeveria dhe opozita do të diskutojnë për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy