Deputetët në Maqedoni diskutojnë për raportin e KE-së, qëndrime të kundërta nga pushteti dhe opozita

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetët në Kuvend sot debatuan për Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, të cilin opozita dhe pushteti e përdorën për akuza të ndërsjella për atë kush sa ka bërë apo nuk ka bërë për afrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Deputetët e opozitës thonë se Raporti është një shfaqje reale që, sipas tyre, gjendja e keqe në të gjitha fushat në vend, se vlerësimet janë më të këqija sesa në raportet paraprake dhe se duhet të bëhet gjithçka që të ndryshohet. Deputetët e pushtetit, ndërkaq, theksuan se në të notohet se në të gjitha kapitujt apo klasterë ka përparim të caktuar dhe se gjendja është shumë më e mirë, sesa gjatë qeverisjes së opozitës së tanishme.

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi në replikë ndaj njërit të deputetëve të opozitës si hipokritë i vlerësoi diskutimet dhe shprehu shqetësim për rrugën evropiane të vendit, sepse, siç tha, përfaqësuesit e opozitës të cilët janë pushteti lokal në komuna të caktuara i pengojnë projektet evropiane për përmirësimin e gjendjes.

Deputeti Mile Lefkovi i OBRM-PDUKM-së theksoi se nuk duhet të flitet shumë për atë sa kush ka bërë në rrugën evropiane të vendit.

Advertisement

Në vitin 2015, të cilin ju e përmendni, theksoi deputeti Lefkov, vlerësimi mesatar në Raportin e KE-së ka qenë 2.06, ndërsa tani është 1,52. Prandaj, theksoi, mos flsini për atë sa ju “interesoheni vetëm për paratë e fondeve evropiane të cilat duhet të përfundojnë në kompani të afërta me pushtetin”.

Deputetja Daniella Koleza e LSDM-së në replikë të fjalimit të Lefkovit, theksoi se nuk ka asnjë vlerësim negativ, në asnjë kapitull apo klaster.

Për deputetin Brane Petrusheski të OBRM-PDUKM-së ky Raport është real dhe e pasqyron gjendjen e keqe në vend. Prandaj, ai duhet të perceptohet si detyrë e përbashkët dhe të punohet së bashku për gjendja të ndryshohet.

Prandaj, tha, do ta shfrytëzoj rastin ta përsëris thirrjen e OBRM-PDUKM-së për takim liderësh në të cilin do të bisedohet për këto çështje.

Advertisement

Petrushevskit i reaplikoi deouteti Nenad Kociqi i LSDM-së i cili theksoi se për atë sa është bërë flet pasqyra reale, e cila, theksoi, tregon se BE-ja rekomandon që ky shtet të fillojë negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Debati lidhur me këtë pikë deputetët do ta vazhdojnë në pjesën e pasdites të seancës së 57-të pas pushimit të rregullt njëorësh.

The post Deputetët në Maqedoni diskutojnë për raportin e KE-së, qëndrime të kundërta nga pushteti dhe opozita appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy