Qeveria dhe SASHK ranë dakord për vazhdim të dialogut derisa të arrihet një marrëveshje e përbashkët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, zv. kryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim të departamenteve ekonomike dhe investimeve Fatmir Bytyqi, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi realizuan takim me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), të udhëhequr nga kryetari Jakim Nedellkov.

Në takim u diskutua për kërkesat e SASHK-ut dhe u arrit një konkluzion i përbashkët se Qeveria është e hapur për dialog të vazhdueshëm me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe sistematike që do të vendosin kornizën që do të mbrojë standardin dhe integritetin e stafit mësimdhënës, me theks në pozicioni fillestar lidhur me statusin social të punonjësve në sistemin arsimor si bazë për biseda të mëtejshme.

Më herët nga SASHK kanë paralajmëruar se do të hynë në grevë nëse nuk ka rritje të pagave të mësimdhënësve./Telegrafi/

Qeveria dhe SASHK ranë dakord për vazhdim të dialogut derisa të arrihet një marrëveshje e përbashkët shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy