Qeveria do të ndajë gjysmë milionë euro nëse Përfaqësuesja e Maqedonisë kualifikohet në botëror

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bashkë me zëvendësin e tij, Artan Grubi ishin në aeroplanin ku lojtarët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut niseshin për në Portugali.

Kovaçevski pati edhe një fjalim brenda avionit duke theksuar se ajo që tashmë e kanë bërë lojtarët e kësaj përfaqësuese, nuk është rezultat i ndonjë fati, por rezultat i një punë të madhe.

“Për momentin ju jeni pika më e ndritur e qytetarëve. I gjithë popullit maqedonas, të gjithë qytetarët e shtetit tonë janë me ju. Ne besojmë se do të shkoni në Portugali dhe do të fitoni”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ai shtoi se si qeveri, më e pakta që mund të bëhet, nëse kualifikohet Maqedonia e Veriut në botëror, do të ndahen gjysmë milionë euro si shpërblim për lojtarët dhe ekipin.

Advertisement

“Këtë e meritoni për shkak se të gjithë fëmijët në shtetin tonë, të gjithë të moshuarit janë gati për ditën e martë për ta festuar fitoren”, tha mes tjerash kryeministri Kovaçevski.

Kujtojmë se pas fitores befasuese të Maqedonisë së Veriut ndaj Italisë në Palermo në edicionin “Nations League”, edhe pse me pak gjasa, nëse fiton Përfaqësuesja e Maqedonisë ndaj Portugalisë automatikisht kualifikohet për në botërorin që do të mbahet në Qatar nga muaji nëntor deri në muajin dhjetor./Telegrafi/

 

Qeveria do të ndajë gjysmë milionë euro nëse Përfaqësuesja e Maqedonisë kualifikohet në botëror shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy