Qeveria e Maqedonisë aktivizon numrin për emergjenca “112”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot e miratoi Dekretin për organizim dhe funksionim të sistemit të vetëm komunikues-informativ me numrin e vetëm të thirrjes në rast të rreziqeve dhe fatkeqësive tjera në të gjithë territorin e Republikës – E-112.

Siç njoftoi Qeveria, E-112 ka për qëllim të sigurojë vazhdimësi të menaxhimit me thirrjet urgjente, si përparim i masave dhe aplikimeve për përcaktim në kohë të lokaconit me qëllim të reagimit të shpejtë dhe në kohë të të gjitha shërbimeve të përfshira në sistemin për ballafaqim me krizat.

“E-112 gjithashtu siguron shpejtësi dhe efikasitet në veprim gjatë thirrjeve urgjente për raste urgjente për ndihmë dhe mundësohet qasje te sistemi për të gjithë personat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pa kompensim nga të gjitha numrat e operatorëve fiks dhe celular”, thuhet në kumtesë.

 

Advertisement

Qeveria e Maqedonisë aktivizon numrin për emergjenca “112” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy