Qeveria e Maqedonisë dhe përfaqësuesit e nxënësve do të bashkëpunojnë për zbatimin e modelit arsimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria dhe përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme do të bashkëpunojnë për përmirësimin dhe zbatimin më të mirë të modelit arsimor, sipas të cilit mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm do të organizohet dhe zbatohet në kushtet e Covid-19.

Ky është përfundimi nga takimi i zhvilluar sot mes kryeministrit Oliver Spasovski, zv. ministre për Çështje Ekonomike Mila Carovska, Ministrit të Arsimit Arbër Ademi, Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, zv. ministrit të Arsimit Elizabeta Naumoska me një delegacion të Unionit të Studentëve të Shkollave të Mesme të udhëhequra nga kryetari Blendi Hodai.

Në takim, përfaqësuesit e Unionit të Studentëve të Shkollave të Mesme u informuan në detaje rreth vendimit të Qeverisë për modelin sipas të cilit mësimi do të organizohet dhe zhvillohet.

Modeli për organizimin e kombinuar të mësimdhënies online dhe prani fizike të studentëve nga klasa e parë deri në të tretë në arsimin fillor dhe me përjashtime të tjera ku është i sigurt nga pikëpamja shëndetësore, u theksua në takim, u pranua si model gjë që zvogëlon shumë rreziqet shëndetësore të nxënësve dhe mësuesve./Telegrafi/

Advertisement

Qeveria e Maqedonisë dhe përfaqësuesit e nxënësve do të bashkëpunojnë për zbatimin e modelit arsimor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy