Qeveria e Maqedonisë e miratoi protokollin për organizimin e ngjarjeve shtetërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 77, e ka miratuar protokollin për organizimin e ngjarjeve shtetërore.

Në këtë seancë gjithashtu është shqyrtuar dhe miratuar “Informacioni për punë të Këshillit për menaxhim me financat publike me draft-raportin vjetor për ndjekjen e zbatimit planit aksionar për programin për reforma në menaxhimin me financat publike për vitin 2019.

Në seancën që është mbajtur sot, gjithashtu është miratuar informacioni prë qasje të Maqedonisë së Veriut drejt programit kornizë evropian për hulumtime dhe inovacione “Horizont Evropa” (2021-2027, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës është angazhuar të përgatisë letër me shkrim për interesimin e vendit ndaj këtij programi.

Qeveria miratoi informacionin për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e “Përgatitjes Civile” Procesi i Planifikimit të Mbrojtjes së NATO-s (NDPP) për periudhën Janar 2020 – Qershor 2020, dhe Informacionin për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Procesin e për planifikimin e mbrojtjes së NATO-s./Telegrafi/

Advertisement

Qeveria e Maqedonisë e miratoi protokollin për organizimin e ngjarjeve shtetërore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy