Qeveria e Maqedonisë miratoi 99 projekte infrastrukturore për 75 komuna të ndryshme në vend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka miratuar 99-të projekte infrastrukturore për 75 komunat e ndryshme në vend. Siç njoftojnë nga Qeveria, në këtë seancë gjithashtu janë ndarë 30 milionë denarë mjete të pakthyeshme për Komunën e Haraçinës.

Qeveria bëri të ditur se për këto 99 projekte janë ndarë 35 milionë euro, që do të shpenzohen kryesisht për rindërtimin e rrugëve lokale, ujësjellës, kanalizim, çerdhe, shkolla, objekte sportive, shëndetësore dhe projektet tjera të propozuara nga Komuna.

“Në seancën e sotme u miratua Vendimi për ndarjen e mjeteve nga Buxheti i RMV-së për vitin 2020 në vlerë prej 30.000.000 denarë për Komunën e Haraçinës, si mjete financiare të pakthyeshme për menaxhimin e pasojave të shkaktuara nga kriza Covid-19”, njoftojnë nga Qeveria.

Qeveria sot gjithashtu miratoi edhe pakon e katër për masat kundër pasojave të shkaktuara nga Covid-19./Telegrafi/

Advertisement

Qeveria e Maqedonisë miratoi 99 projekte infrastrukturore për 75 komuna të ndryshme në vend shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy