Qeveria e RMV-së: Paunovski u shkarkua për shkak të sjelljes joprofesionale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria njofton se arsyeja e shkarkimit të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, është për shkak të “sjelljes joprofesionale”.

“Sipas nenit 10, paragrafi 1 i Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut (ISHT) sipas të cilit Qeveria emëron dhe shkarkon drejtorin e ISHT-së, në seancën e sotme Qeveria shkarkoi Stojko Paunovski nga pozita e drejtorit të ISHT-së, për shkak të sjelljes joprofesionale.

Ky vendim konsensual u mor në përputhje me Kodin e Etikës për anëtarët e Qeverisë dhe mbajtësit e funksioneve publike të emëruar nga qeveria dhe ligjin për Inspektoratin Shtetëror të Tregut”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

 

Advertisement

 

Qeveria e RMV-së: Paunovski u shkarkua për shkak të sjelljes joprofesionale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy