Qytetarët e Maqedonisë me një dozë vaksine mund të udhëtojnë për në Suedi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasada e Suedisë në Shkup ka njoftuar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut me një dozë vaksine kundër Covid-19 janë të liruar nga kufizimet për hyrje në Suedi.

“Nga sot, 20 shtator, qytetarët e Maqedonisë së Veriut që janë të vaksinuar me një dozë të vaksinës së miratuar, janë të liruar nga ndalesa për hyrje në Suedi dhe nga kërkesa për test-kovid”, njoftojnë nga Ambasada e Suedisë.

Në njoftimin e Ambasadës, theksohet që ditët në vazhdim mund të ndryshojë situate, ashtu që policia suedeze mund të kërkoj test ose certifikatën për vaksinim. Për këtë, rekomandojnë që të ndiqet rregullisht linku https://www.swedenabroad.se/en/embassies/north-macedonia-skopje/current/news/changes-to-the-entry-ban/

Përkujtojmë që shtetasit e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi duhet të kenë certifikatën e vaksinimit ose test PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë.

Advertisement

Qytetarët e Maqedonisë me një dozë vaksine mund të udhëtojnë për në Suedi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy