Qytetarët e Maqedonisë të cilët aplikojnë për vaksinim do të njoftohen përmes mesazhit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët të cilët do të paraqiten përmes ueb-faqes vakcinacija.mk do të marrim mesazh për paraqitjen dhe në të njëjtën mënyrë, me mesazh, do të njoftohen edhe për kohën dhe vendin e vaksinimit.

Ministri Venko Filipçe tha se njoftimi me mesazh pas aplikimit do të fillojë të funksionojë për disa ditë.

“Në ueb-faqen vakcinacija.mk ka përditësim të sistemit dhe tani kur do të paraqitemi për vaksinim, do të njoftohemi me mesazh. Në të njëjtën mënyrë qytetarët do të marrin mesazhin për kohën dhe vendin e vaksinimit”, tha Filipçe.

Ndryshe, deri tani janë paraqitur 140 mijë qytetarë për vaksinim, ndërsa rreth 30 mijë janë vaksinuar.

Advertisement

Sipas ministrit Filipçe, interesi do të rritet kur do të fillojë të arrijnë sasitë më të mëdha për vaksinim./Telegrafi/

Qytetarët e Maqedonisë të cilët aplikojnë për vaksinim do të njoftohen përmes mesazhit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy