Qyteti i Dibrës me një të infektuar, rritet edhe numri i dënimeve për personat që nuk mbajnë maska

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër është vërtetuar edhe një rast me coronavirus, me çka numri i të diagnostifikuarve u rrit në 92, ndërsa 92 prej tyre janë nga Qendër Zhupa.

Prej 92 të diagnostifikuarve, 41 janë në faqzën e dytë të pandemisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani 48 persona janë shëruar ndërsa katër persona kanë humbur jetën. Prej tyre tre janë burra dhe një Grua nga Zhupa. Momentalisht në Dibër ka 40 raste aktive.

“Arsyeja kryesore e shfaqjes së sërishme të sëmundjes është mosrespektimi i masave dhe protokolleve shëndetësore nga qytetarët dhe subjektet juridike. Ju bëj apel që të respektohet masat për mbrojtje”, tha kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

Advertisement

Nga MPB njoftuan se në Dibër janë regjistruar 18 persona të cilët nuk kanë mbajtur maskë./Telegrafi/

Qyteti i Dibrës me një të infektuar, rritet edhe numri i dënimeve për personat që nuk mbajnë maska shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy