Radev: Arritja e rezultateve reale në dialogun dypalësh do ta përshpejtojë procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia kyçe e procesit të integrimit evropian për sigurinë dhe stabilitetin në rajon u diskutua nga presidenti bullgar Rumen Radev dhe i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Radev shprehu shpresën se Bullgaria do ta zgjidhë shpejt çështjen e garantimit të të drejtave të bullgarëve të Maqedonisë duke i përfshirë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke braktisur gjuhën e urrejtjes dhe duke respektuar trashëgiminë kulturore dhe historike shekullore bullgare, raportojnë mediat bullgare.

“Arritja e rezultateve reale në dialogun dypalësh do ta përshpejtojë ndjeshëm procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë”, tha Presidenti bullgar./Telegrafi/

Radev: Arritja e rezultateve reale në dialogun dypalësh do ta përshpejtojë procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy