Radev: Nga Maqedonia e Veriut varet nëse do të hiqet bllokimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i komentoi marrëdhëniet dhe bisedimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pas votimit të tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Sofje.

Në pyetjen nëse Qeveria e re do ta ndryshojë politikën ndaj Shkupit, presidenti bullgar tha se politika e Bullgarisë ndaj RMV-së nuk varet se kush është në pushtet.

“Politika e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk varet se cila qeveri është në pushtet dhe si do të jetë përbërja parlamentare, por varet nga udhëheqja e dialogut të hapur konstruktiv mes Shkupit dhe Sofjes dhe ky dialog duhet të udhëhiqet në këto dy kryeqytete. Jo në Bruksel ose Paris dhe po ashtu varet edhe nga kriteret që i ka përmbushur Shkupi për anëtarësim në BE”, tha Radev.

Në pyetjen nëse Bullgaria duhet ta heq bllokimin, Radev tha se se “miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe udhëheqësit duhet ta heqin bllokimin”.

Advertisement

“Bllokimi nuk është i Bullgarisë, na nevojiten rezultatet për anëtarësim në BE, ndryshim të librave, përmendoreve dhe shkrimet në përmendore, muze, media publike dhe heqjen e gjuhës së urrejtjes që kur të mos ketë kufi, të rinjtë tanë të mos urrehen”, tha Radev.

Sipas tij, kjo nuk varet nga Bullgaria, por nga Maqedonia e Veriut./Telegrafi/

Radev: Nga Maqedonia e Veriut varet nëse do të hiqet bllokimi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy