Radev: S’ka nevojë për ndërmjetësues mes Sofjes dhe Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev sot në lidhje me propozimin që historianë evropian të përfshihen në Komisionin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë tha se nuk nevojiten ndërmjetësues.

“Nuk kemi nevojë për ndërmjetësues, askush nga ne nuk e din historinë tonë. Zgjidhja e problemeve varet nga ne, nga dialogu konstruktiv ndaj dokumenteve historike dhe burimeve në të cilat do të punojë komisioni i përbashkët”, tha Radev.

Radev i cili në Romë ndodhet bashkërisht me presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski për të shënuar veprën e Shën Kirilit dhe Metodit, tha se qëndrimin e tij disa herë e ka përsëritur te kolegu nga Maqedonia e Veriut.

“Komisioni do të merret me historinë, por më e rëndësishme është që ne të nivelit të lartë politike t’i ndërmarrim hapat e nevojshëm. Këto hapa nuk kalojnë nëpër metropolet tjera evropiane dhe nga atje në asnjë rast nuk bëhet trysnu ndaj Bullgarisë. Vetëm me Sofjen zgjidhen problemet. Ne duhet të gjejmë zgjidhjen”, tha Radev./Telegrafi/

Advertisement

Radev: S’ka nevojë për ndërmjetësues mes Sofjes dhe Shkupit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy