Radev: Respektimi i bullgarëve, është parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev bëri thirrje për respektim të të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se ky është parakushti për integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

Siç njofton AIM, Radev e komentoi edhe temën për varret e shkatërruar ushtarake bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se rastin po e hetojnë Ministria bullgare e Punëve të jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes dhe theksoi se, sipas tij, ky paraqet proces sistematik të zhbullgarizimit, proces të jetësimit të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore-bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Jo rastësisht e parashtrova mu këtë çështje në Këshillin në Lubjanë. Ky është parakushti për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE- të drejtat e bullgarëve, mosdiskriminimi, si dhe integrimi i tyre i plotë në jetën kulturore, ekonomike, shoqërore dhe politike të këtij vendi. Është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja jonë që kërkesat e tyre të njihen në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, dhe të solemnisht të shpallen nga presidenti, qeveria dhe parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shtoi Radev.

Advertisement

Bullgaria do të reagojë në mënyrë kategorike, dhe tashmë nuk do të lërë asnjë rast të tillë, shtoi Radev, sipas të cilit problemi i vërtetë është zhbullgarizimi dhe diskriminimi i njerëzve me identitet bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Radev: Respektimi i bullgarëve, është parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy