Radev: Të ketë garanca nga Maqedonia e Veriut për të drejtat e bullgarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti bullgar Ruman Radev, kërkon kufij të qartë nga Maqedonia e Veriut për respektimin e të drejtave të bullgarëve në vend.

Ai kërkon që para fillimit të negociatave të RMV-së me BE-në, të ketë kufij të qartë për mbrojtjen e kulturës bullgare dhe trashëgimisë historike në RMV, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton AIM, Radev këtë e ka thënë në takim me përfaqësuesit e shoqatave bullgare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka thënë se “Bullgaria i vlerëson lidhjet me Maqedoninë e Veriut”.

“Para se të hapet dera e negociatave, duhet parë një proces i qartë dhe i qëndrueshëm i çrrënjosjes së gjuhës së urrejtjes. Bullgaria i merr seriozisht problemet e bullgarëve maqedonas dhe vlerëson shumë mendimin e tyre se si Maqedonia e Veriut mund të arrijë anëtarësimin më shpejt në BE”, tha ai.

Advertisement

Sipas tij, largimi nga problemet politike, herët a vonë do të çojë në bllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, gjë që sipas tij, Bullgaria kategorikisht nuk e dëshiron./Telegrafi/

Radev: Të ketë garanca nga Maqedonia e Veriut për të drejtat e bullgarëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy