Radman: Po shkojmë drejt hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, tha sot nga Ohri se “gjithçka po shkon në atë drejtim” për të filluar procesin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Grliq Radman merr pjesë në Forumin e Prespës, ku marrin pjesë, ndër të tjera, liderë nga Ballkani Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Sipas redaksisë kroate të “N1info”, ministri tha se në tubim janë duke u zhvilluar bisedime dhe se “gjithçka po shkon në atë drejtim” për të “filluar përfundimisht negociatat për anëtarësim” të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Grliq Radman beson se ka kohë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje deri në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Advertisement

Në Ohër mbërritën edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varheyi, por përfaqësuesit e Bullgarisë, e cila ka bllokuar hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut për çështjet e identitetit, nuk janë njoftuar. Po i bllokon edhe rrugën Shqipërisë, pasi BE i trajton në paketë./Telegrafi/

Radman: Po shkojmë drejt hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy