Rajoni i Gostivarit me vetëm tetë raste aktive me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditëve të fundit në rajonin e Gostivarit u regjistrua vetëm një rast aktiv dhe nuk kishte të vdekur dhe as hospitalizime të reja.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjashtë pacientë janë shëruar dhe në tre komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë mbetën vetëm me tetë raste aktive.

Rasti i parë me coronavirus u vërtetua më 19 mars vitin e kaluar dhe deri tani janë regjistruar 5.181 raste. Sipas të dhënave të ISHP-së, 248 pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19.

Ndryshe, në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë ka pasur gjithsej 155.627 pacientë të infektuar me coronavirus, 149.877 janë shëruar dhe 5.477 kanë humbur jetën./Telegrafi/

Advertisement

 

Rajoni i Gostivarit me vetëm tetë raste aktive me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy