Rastet me salmonelë, AUV do të kryejë inspektime në të gjitha shkollat ​​e Karposhit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) do të kryejë inspektime në të gjitha shkollat ​​në territorin e Komunës së Karposhit ku kompania “Vanilla Fud” bën shpërndarjen e ushqimit.

“Si masë parandaluese, shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari do të zbatojnë inspektime të jashtëzakonshme në kuzhinat e të gjitha shkollave të kësaj komune të cilat me ushqim i furnizon ky operator, më saktë edhe ato shkolla ku nuk ka raste të konfirmuara të nxënësve të infektuar me salmonelë. Pas përfundimit të inspektimit të jashtëzakonshëm dhe pas marrjes së rezultateve nga analizat laboratorike, opinioni do të njoftohet për rezultatet dhe për shkaktarin”, informoi drejtori i AUV-së, Nikollçe Babovski.

Paraprakisht, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar bëri të ditur se në bashkëpunim me AUV-në dhe Qendrën për Shëndet Publik dje kanë zbatuar inspektim të jashtëzakonshëm në kuzhinat e shkollave fillore “Vllado Tasevski” dhe “Dimo Haxhi Dimov” dhe në depon të kompanisë “Vanilla Fud”, ndërsa gjatë ditës me inspektimin do të përfshihen edhe shkollat “Jan Amos Komenski” dhe “Vojdan Çernodrinski”.

Në një pjesë të shkollave ​​në territorin e Karposhit janë paraqitur nëntë raste të nxënësve të sëmurë nga salmonela.

Advertisement

Rastet me salmonelë, AUV do të kryejë inspektime në të gjitha shkollat ​​e Karposhit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy