Reagon MPJ e Maqedonisë për mosrespektimin e emrit kushtetues në seancat konstituive në Këshillat Komunal në Shtip dhe Aerodrom

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reagon MPJ e Maqedonisë për mosrespektimin e emrit kushtetues në seancat konstituive në Këshillat Komunal në Shtip dhe Aerodrom

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit të seancave konstituive të Këshillave të Komunave të Shtipit dhe Aerodromit.

Në njoftim thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësim nga aktet e një pjese të këshilltarëve të zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale lidhur me nënshkrimin e deklaratës solemne në pajtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale dhe bën me dije si vijon:

“Me Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes finale, Vendimi për shpalljen e amendamenteve ХХХIII, XXXIV, XXXV dhe ХХХVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe Ligjit kushtetues për zbatimin e amendamenteve XXXIII deri XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Nga janari i vitit 2019, emri kushtetues i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se të gjitha Institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale janë të obliguara ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ti harmonizojnë të gjitha aktet të cilat i sjellin me Kushtetutë”.


Në Këshillin Komunal në Shtip nuk përdoret emri kushtetues i vendit, LSDM bojkoton seancën

Advertisement

“Gjegjësisht, çdo kund ku emri Republika e Maqedonisë është përmendur në Ligjet dhe aktet nënligjore të organeve shtetërore dhe njësive të vetëqeverisjes lokale, përfshirë edhe deklaratën solemne, nga dita e hyrjes në fuqi e akteve të lartpërmendura përdoret emri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Nga MPJ bëjnë thirrje të zbatohen dispozitat kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, duke pasur parasysh se mosrespektimi i Kushtetutës dhe ratifikimit të Marrëveshjeve ndërkombëtare seriozisht e prish imazhin ndërkombëtar të shtetit dhe e cenon rendin juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

“Njëkohësisht, apelojmë te institucionet përgjegjëse dhe veçanërisht të Ministria e Vetëqeverisjes lokale, të reagojnë në mënyrë adekuate në përputhje me kompetencat e tyre, sepse sipas nenit 3 të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes finale. Të gjitha organet tjera të administratës shtetërore, fushëveprimi i të cilave përfshin çështjet që mbulon marrëveshja përcaktohen si organe kompetente që do të kujdesen për ekzekutimin e marrëveshjes. Njëherit, apelojmë deri te të gjithë Këshilltarët e komunave që në vazhdimësi të respektojnë Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ashtu siç është theksuar edhe në vet deklaratën solemne”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

 

 

 

Advertisement

 

Reagon MPJ e Maqedonisë për mosrespektimin e emrit kushtetues në seancat konstituive në Këshillat Komunal në Shtip dhe Aerodrom shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy