Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot, për shkak të mbajtjes së protestës, njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit.

Duke filluar nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të protestës, do të mbyllen për qarkullim kryqëzimet: Blv. “Aradhat Partizane” me Blv. “OBRM” në drejtim të Karposhit, Blv. “Aradhat Partizane” me rrugën “Franklin Ruzvelt” në drejtim të qendrës, Blv. “Ilinden” me Blv. “Shën Kliment i Ohrit” në drejtim të Katedrales dhe Blv. “Shën Kliment i Ohrit” me Rr. “Dimitrije Çuposki” në drejtim të Kishës katedrale.

Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet protesta./Telegrafi/

The post Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy