Regjim i veçantë trafiku në disa pjesë të Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Shkupit se sot duke filluar nga ora 09:00 për shkak të mbajtjes së garës së atletikës në gjatësi prej 10 km, me trase të lëvizjes nga parkingu i poshtëm “Sredno Vodno” përgjatë rrugës rajonale (R2138) deri në parkingun e manastirit “Shën Panteleimoni” dhe anasjelltas, njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, me ç’rast komunikacioni do të devijohet nëpër rrugët përreth.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja, thuhet në njoftim.

Regjim i veçantë trafiku në disa pjesë të Shkupit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy