Regjistrohen 472 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, humbin jetën 14 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3.431 testime, janë regjistruar 472 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 222 janë Shkup, Kumanovë 47, Prilep 30, Vels 23, Manastir 22, Kavadar dhe Koçani 16, Shtip 15, Gjevgjeli 9, Tetovë, Ohër dhe Kriva Pallankë 8, Kërçovë 7, Resnjë 6, Dellçevë dhe Vinicë 4, Gostivar, Strumicë, Radovish, Berboë dhe Probishtip 3, Negotinë, Sveti Nikole dhe Dibër 2, Vallandovë, Kratovë, Bogdanci, Krushevë, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica 1.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 498 pacientë dhe 14 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur pesë janë nga Shkupi, dy nga Koçani dhe një në Vinicë. Po ashtu Regjistri i personave të vdekur me diagnozë nga coroanvirusi ka regjistruar edhe 6 persona të vdekur, ndërsa ata janë nga Shkupi 2, dhe nga 1 në Tetovë, Kriva Pallankë, Kumanovë dhe Kavadar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 197.669 pacientë me coronaviurs, ndërsa prej tyre 183.972 janë shëruar dhe 6.978 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 6.719./Telegrafi/

Advertisement

Regjistrohen 472 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, humbin jetën 14 pacientë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy