Regjistrohen 96 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.688 testime për coronavirus, ndërsa 96 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre shumica janë në Shkup (55), ndërsa 14 janë riinfektime.

Nga MSH infomrojnë se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë pacient i vdekur, ndërsa nga sistemi “Termini im” është regjistruar vetëm një i vdekur, i cili ka ndërruar jetë më 4 prill 2022.

ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 177 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 308.390, prej të cilëve 298.099 janë shëruar, ndërsa 9.261 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (15 prill) është 1.030./Telegrafi/

Regjistrohen 96 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy